Tifozët e Real Madridit kanë lansuar një peticion me shpresën që të rregullohet çështja e taksave të Cristiano Ronaldos në mënyrë që sulmuesi të vendos për të vazhduar qëndrimin në Spanjë.
Edhe pse mund të duket qesharake, shumë përdorues në rrjete sociale kanë kritikuar peticionin në change.org, që adreson zyrën e prokurorit në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
Shumica shfrytëzojnë uebfaqen për çështje sociale, por bota e futbollit dhe talljet e tyre duket që tani kanë përmbytur edhe platformën e lartpërmendur.
Njëra nga peticionet e fundit e organizuar në lidhje me futbollin ishte përsëritja e fitores së Barcelonës ndaj Paris Saint Germain në Ligë të Kampionëve, ndërsa një tjetër ishte për vendimi i një gjyqtari në barazimin 1 me 1 në La Liga ndërmjet “Blaugranëve” dhe Real Betisit./arbresh.info
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...