E ardhmja e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon do të vendoset pas sezonit dhe thuhet se ka pesë destinacione të mundshme për veteranin.
Portieri i Bianconeri ka mbushur 43 vjeç dhe së fundmi njoftoi se ai ka hapur një Akademi të Futbollit për portierët e rinj .
Tuttosport pretendon se është e vështirë të qëndrosh në Allianz Stadium, por ish-përfaqësuesi i Italisë nuk duket i gatshëm të pensionohet.
Buffon dëshiron të luajë si titullar nëse do të lëvizte dhe performancat e tij me Zonjën e Vjetër këtë sezon vërtetojnë se ai është akoma në krye të detyrës.
Gazeta pretendon se pesë klube janë të gatshme t’i ofrojnë Buffonit një shans për të luajtur për një sezon më shumë në nivelin e lartë.
Olympiacos, Eintracht Frankfurt, Sporting Lisbon, Galatasaray dhe Dynamo Kiev thuhet se janë të interesuar dhe Buffon duket ‘shumë i tunduar’, sipas raportit.
Finalja e Coppa Italia kundër Atalanta më 19 maj do të jetë paraqitja e fundit e Buffon për Bianconerët, 7206 ditë pas debutimit të tij më 26 gusht 2001. /Gazeta Express/
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...