Pavarësisht se Fernando Santos u largua nga bankina e Portugalisë pas Kupës së Botës në Katar dhe ia la postin Roberto Martinez, ish-përzgjedhësit të Belgjikës, statusi i Cristiano Ronaldos mbeti i paprekur.
Portugezi është ende pjesë e ekipit kombëtar dhe këtë e konfirmoi Martinez me listën e fundit.
Sulmuesi i Al Nassr ka fituar vendin e tij në garën për kualifikueset evropiane kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut.
Gazetarët u interesuan nëse Martinez mendoi të mos e ftonte dhe pse e ftoi në fund.
“Fillimisht kam marrë parasysh listën e lojtarëve që kanë luajtur në Katar. Doja të sigurohesha për angazhimin e të gjithë lojtarëve dhe e di që Ronaldo është shumë i përkushtuar”.
“Me të fitojmë përvojë, ai është një figurë kyçe dhe mosha nuk është e rëndësishme për mua”, ka thënë Martinez.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...