E mërkura nuk ishte dita e Cristiano Ronaldos.
Në sfidën ndaj Atalantës ylli portugez nuk u shfaq në formën optimale, ndërsa shpërdoroi 11-metërshin që mund t’i kishte dhënë 3 pikët Juves.
Gollini arriti të bënte një pritje perfekte në tentativën e Ronaldos, duke i surprizuar të gjithë pasi rrallëherë portugezi gabon nga pika e bardhë.
Ky gabim nga ana e Ronaldos ishte i katërti në 28 goditje në tri sezonet me Juven (ka gabuar kundër Chievos në 2019-ën në kampionat; ndaj Milanit në 2020- ën në Kupë Italie; si dhe ndaj Sampdorias e Atalantës në 2020-ën), ndërsa shifrat në karrierë flasin për 83% saktësi në realizim.
E thënë ndryshe, CR7 ka dërguar në rrjetë 137 nga 165 penallti që ka goditur.
Ai reagoi menjëherë pas barazimit me Atalantën.
“Më vjen keq, nuk ishte ky rezultati që kishim menduar. Gjithsesi, tani është koha të rikuperojmë forcat dhe të fokusohemi te ndeshja tjetër”, postoi CR7 në rrjetet sociale.
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...
Mbrojtësi i viktimave: S’është punë e jona të vërtetojmë aku...
Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00