Kombëtarja e Zvicrës në futboll të shtunën do të vizitojë Leskovcin, ku do të zhvillojë ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Serbisë.
Përpara vizitës në Serbi, zviceranët nuk do të marrin asnjë masë të veçantë dhe do të shoqërohen nga vetëm tre deri në pesë roje sigurie gjatë rrugës për në stadium edhe pse ndeshjet mes tyre në të shkuarën kanë qenë të tensionuara, pasi te helvetët lojtarët kryesorë ndër vite ishin shqiptarë nga Kosova.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Zvicrës kanë deklaruar se përgjegjës për sigurinë e tyre është skuadra nikoqire dhe UEFA dhe nuk do të marrin masa shtesë.
Shoqata nuk ka asnjë shqetësim pasi kishte përvoja të mira me mikpritësin serb në mars të vitit 2023, kur Zvicra luajti kundër Bjellorusisë në kualifikueset për Kampionatin Evropian në Novi Sad, edhe pse snajperët rreth stadiumit kishin siguruar futbollistët.
Por, ndeshjet mes Serbisë dhe Zvicrës nuk janë si ndeshjet tjera, pasi në fund të fundit, dy duelet mes këtyre ekipeve në Kampionatet Botërore të vitit 2018 dhe 2022 shkaktuan shumë polemika, siç u cek, shkaku i origjinës shqiptare të yjeve të Zvicrës.
Pasi kishte një sulm nga mediat para ndeshjeve në vitin 2018, Xhaka dhe Shaqiri, që shënuan gola në atë takim, festuan me shqiponjën dykrenore gjatë golat e tyre dhe shkaktuan zemërim në Serbi, e ku tani pritet me shumë vëmendje ky duel i Ligës së Kombeve.
Megjithatë drejtori i Kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami, qetëson pasionet në prag të vizitës në Leskovc.
“Këto janë histori të vjetra, për ne kjo është një ndeshje si çdo tjetër. Fokusi ynë është vetëm te loja, nuk do të diskutojmë më, duam t’i fitojmë tre pikët në Leskovc”.
“Ne nuk duam të nënvlerësojmë problemin e mundshëm, por nuk do t’i hedhim benzinë zjarrit. Nuk mund të kontrollojmë ndikimet nga pala serbe, fokusohemi në sport dhe nuk duam të harxhojmë energji në mënyrë të panevojshme”, deklaroi Tami.
Po ashtu u cek edhe fakti që mos udhëtimi i Granit Xhakës në Serbi nuk është diskutuar asnjëherë brenda drejtuesve, pasi ai është kapiten dhe lojtari më i rëndësishëm i ekipit.
Ndeshja Serbi – Zvicër do të luhet të shtunën në Leskovc me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/
Media britanike “The Guardian”: Aventurë emocionuese skijimi...
Amerikanët zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme
“E kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për...
Kurti: Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mes...
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundsh...
Trepça luan sonte sfidën e radhës në Fiba Europe Cup