Një përleshje e madhe ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar në NBA gjatë ndeshjes mes Houston Rockets dhe Los Angeles Lakers.
Ishte një moment gjatë ndeshjes kur Brandon Ingram fillimisht u shfaq i tensionuar me një nga lojtarët mysafir.
Më pas, Chris Paul dhe Rajon Rondo, dy rivalë të vjetër që kurrë nuk kanë pasur komente të mira me njëri-tjetrin u konfrontuan.
LeBron James ndërhyu për të ndaluar një situatë më të keqe, teksa Ingram vazhdoi me një tjetër grusht të hedhur.
Kjo ngjarje shokoi komunitetin në NBA dhe priten shumë suspendime për tri lojtarët e përfshirë në këtë kacafytje të madhe. Të tri lojtarët u përjashtuan nga ky takim.
Houston e fitoi ndeshjen falë paraqitjes së James Harden në fund të takimit. /Telegrafi/
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...