Ivan Perisic ishte një nga emrat e kërkuar nga trajneri Antonio Conte te Tottenham, teksa tekniku italian edhe kur drejtonte Interin, arriti të merrte më të mirën nga kroati.
Së fundmi, Perisic zbulon se kontaktet me anglezët nisën në muajin mars ndërsa pasi Spurs siguroi pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm, atëherë tratativa u bë shumë e lehtë.
“Kontaktet e para me Tottenham mendoj se kanë nisur në muajin mars dhe më pas në muajin prill kur Totteham thuajse e kishte siguruar një vend në Champions League pasi mposhti Arsenalin.
Unë dua të luaj në Champions dhe gjithnjë kam preferuar të kisha shansin e të luajturit në Premier League me një skuadër cilësore.
Pasi Tottenham e mbylli kampionatin në vendin e katërt, negociatat u mbyllën brenda dy ditësh, nuk kishte nevojë për ta shtyrë më gjatë”, tregon 33-vjeçari./SS/
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Kosovën për 18-vjeto...
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit