Me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, siç është bërë zakon tashmë në kësi feste, u zhvillua në qytetin e Korçës “Kupa e Pavarësisë”.
Për ta bërë të vetin këtë trofe simbolik garuan 4 skuadra shqiptare: Liria e Prizrenit, Struga, Otranti i Ulqinit dhe Tirana. Në fund ka triumfuar Struga, e cila është skuadër shqiptare në Maqedoni, që militon në ligën e dytë të vendit tonë fqinj. Finalja u zhvillua mes Strugës dhe Otrant të Ulqinit dhe përfundoi në barazim, pa gola. Prandaj, u desh gjuajtja e penalltive për të shpallur fituesin. Struga u tregua më e saktë nga pika e bardhë e 11-metrashave dhe fitoi me rezultatin 4-1. Kësisoji, kjo skuadër fitoi edhe “Kupën e Pavarësisë” për vitin 2017. Struga fitoi fillimisht ndaj Tiranës 1-0, ndërsa finalisti tjetër, Otrant i Ulqinit, mundi 2-1 Lirinë e Prizrenit, të drejtuar nga Bledi Shkëmbi. Liria u laureua si ekipi “fair-play” i turneut, ndërsa Altin Loga i Strugës u shpall “Lojtari më i Mirë”. /Telesport
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...