Sapo ka përfunduar ndeshja e shumë pritur mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Një ndeshje me shumë kundërsulme dhe me taktika të ndryshme.
Në minutën e 32-të, David Alaba gjeti rrjetën e Barcelonës duke i dhënë epërsinë Real Madridit.
Lexo edhe :
Shënohet gola e parë në “El CLasico”, Alaba jep epërsinë Real Madridit
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar shumë qetë mes dy skuadrave ku nuk kanë pasur ndonjë ndërhyrje të rrezikshme, siç ndodhë ne shumicën e ndeshjeve të “El-Clasicos”.
Në minutën e 58-të, Gerard Pique është ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa në minutën e 80-të është ndëshkuar me kartonë të verdhë madrileni, Feland Mendy.
Ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes, madrilenët kanë shënuar golin e tyre të dytë me një kundërsulm të shpejtë.
Autori i golit ishte Lucas Vazquez.
Katalunasit kanë gjetur rrjetën e kundërshtarvë në minutën e fundit shtesë ku autor i golit ishte Sergipo Aguero i cili u asistua nga Sergio Dest.
Katalunasit kanë pasur disa raste të bukura për të shënuar gol, por ju mungonte finalizimi.
Barcelona ka qenë më dominante në posedimin e topit, ku ka mbajtur atë rreth 52%, ndërsa Real Madridi 48%.
Me këtë fitore, madrilentët vendosën në krye të tabelës së Laligës me 20 pikë, ku kanë shënuar gjashtë fitore, dy barazime dhe një humbje.
Ndërsa Barcelona renditët në vendin e tetë, ku ka shënuar katër fitore, tre barazime dhe dy humbje.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-2. /arbresh.info/
Konfiskohet një pistoletë me pesë fishekë, arrestohet 23-vje...
19-vjeçari në Ferizaj kapet duke vozitur me shpejtësi 106 km...
Muriqi pranon çmimin ‘Lojtari i Muajit’
Më shumë ministri, më pak gra ministre në qeverinë e re
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...