Përfundon pjesa e parë mes Spanjës dhe Suedisë

21:53 | 14 Qershor 2021

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Spanjës dhe Suedisë në Grupin E, në kuadër të Euro 2020.

Takimi filloi më mirë për Stuhinë e Kuqe, që rrezikuan me anë të Dani Olmos që gjuajti me kokë në minutën e 16-të, por portieri bëri pritje fantastike.

Një tjetër rast brilant e kishte edhe Koke (23’),  që lëshoi një gjuajtje brenda zonës së rreptësisë, mirëpo u bllokua nga mbrojtja.

Mesfushori i Atletico Madridit ishte përsëri në shans, derisa në minutën e 29-të, goditi mbi portë.

Alvaro Morata (38’) pranoi një pasim nga Jordi Alba, por edhe ky dështoi të qëllonte saktë në kornizën e portës.

Suedia rastin më të mirë e kishte me Alexander Isak (41’) që brenda zonë lëshoi një goditje të fortë, duke mposhtur portierin, mirëpo topi u largua nga vija e portës prej Marcos Llorente./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara