Përfundon pjesa e parë: Kosova mban portën të paprekur ndaj Greqisë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes në në Panthessaliko Stadium në Volos, ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.
Ekipi nikoqir i dominoi 45 minutat e para duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të shënuar, mirëpo nuk ia doli të shënonte.
Faza mbrojtëse e Dardanëve e udhëhequr nga kapiteni Amir Rrahmani, nuk lejoi që të mposhtej Aro Muric, i cili po ashtu bëri një pritje të mrekullueshme.
Daljet e mysafirëve përpara ishin të rrallë, duke qenë se ishin në pritje të momentit për të kundërsulmuar, derisa vendasit e dominonin lojën.
Kujtojmë që Greqia dhe Kosova janë pjesë e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Helenët janë në krye të grupit, kurse Dardanët janë duke i rivalizuar.
Durmishi paralajmëron heqjen e taksës doganore për veturat n...
Vetëvendosje mbyll sot fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetoriT
Sot votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
Parashikimi i motit për sot
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova