Përfundon pa gola pjesa e parë: Uruguaji – Koreja Jugore

14:50 | 24 Nëntor 2022

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Uruguaji – Koreja Jugore, e vlefshme për fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Pas 45 minutave rezultati është 0-0.

Brenda këtij harku kohor, rasti më i mirë ishte shtylla e Diego Godinit.

Në anën tjetër edhe koreanët u treguan të rrezikshëm në disa raste, çka treguan se janë të interesuar për tri pikë.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

Shpërndaje në rrjete sociale