Përfundon ndeshja Turqi – Itali

23:02 | 11 Qershor 2021

Në ndeshjen e parë të “Euro 2020”, Italia ka fituar kundër Turqisë më rezultat 3-0.

Golin e parë e ka shënuar autogol lojtari i Turqisë Merih Demiral në minutën 53, kurse  në minutën e 66 golin e dytë e ka shënuar ylli italian, Cior Immoblie  në asistimin e Leonardo Spinazzola dhe golin e fundit e ka shënuar Lorenzo Insigne duke asistuar Ciro Immobile në minutën 79.

Turqia ka pësuar dy kartona të verdhë për lojtarët Caglar Soyuncu dhe Halil Dervisoglu.

Italia tani më tre pikë vendosët në vendin e parë në grupin A .

Ndryshe, në kuadër të këtij grupi nesër takohen Uellsi kundër Zvicres në ora  15:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara