Përfundon ndeshja Suedi – Sllovaki

17:01 | 18 Qershor 2021

Sapo ka përfunduar ndeshja mes Suedisë dhe Sllovakisë.

Një ndeshje e zhvilluar  me shumë dinamikë dhe shumë duele.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 0-0, kurse në pjesën e dytë është akorduar një penallti në favor të suedezëve.

Penalltia erdhi pas një gabimi në mbrojtje nga sllovakët.

Enil Forsberg ishte lojtari i cili ka ekzekutuar penalltinë për suedezët duke e shndërruar rezultatin në 1-0.

Në minutën e 23-të është ndëshkuar me karton të verdhë suedezi Kristoffer Olsson.

Kurse tek sllovakët, në minutën e 76-të, 80-të dhe 87-të janë ndëshkuar Martin Dubravka, Ondrej Duda dhe Vladimir Weiss.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-0 ne favor të Suedisë.

Kjo fitore e suedezëve i vendos ata në vendin e parë të tabelës së Grupit E./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara