Manchester City e ka fituar sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit në Etihad Stadium, në ndeshjen në të cilën u realizuan shtatë gola (4-3).
Në fraksionin e parë të këtij takimit, të cilësuar si “finalja para finales”, dy gola i realizuan vendasit dhe një gol e shënuan mysafirët.
Që në minutën e dytë e takimit, pas një harkimi në zonë nga Riyad Mahrez, Kevin De Bruyne e zhbllokoi rezultatin duke shënuar me kokë.
Nuk zgjati shumë dhe vendasit e realizuan edhe golin e dytë. Kësaj radhe De Bruyne asistoi për Gabriel Jesus, i cili e dyfishoi avantazhin (11’).
Citizens i dominuan minutat në vazhdim dhe patën raste të tjera shënimi, të cilat nuk ia dolën t’i konkretizonin.
Sidoqoftë, prania e Karim Benzemas në fushë u shënjua me ngushtimin e rezultatit. Ferland Mendy harkoi në zonë, ndërsa sulmuesi francez ishte efektiv për ta ngushtuar rezultatin (33’).
Lexo edhe:
Përfundon pjesa e parë, Manchester City me epërsi minimale ndaj Real Madridit
Ashtu siç e nisi pjesën e parë, City në të njëjtën mënyrë e filloi edhe fraksionin e dytë me një aksion të shpejtë nga Riyad Mahrez, i cili e goditi shtyllën, derisa Phil Foden nuk e shfrytëzoi topin e kthyer për të realizuar, sepse goditja e tij u bllokua.
Mirëpo, mesfushori anglez shfrytëzoi një harkim nga Fernandinho në zonë për të shënuar me kokë në portën e Thibaut Courtois (53’).
Porse i menjëhershëm ishte reagimi i Los Blancos, të cilët e realizuan golin e dytë për ta ngushtuar sërish rezultatin (3-2). Vinicius Junior bëri gjithçka vet duke e marrë topin para mesit të fushës shkoi deri te goli dhe e nënshtroi portierin Ederson (55’).
Në vijim ishte Bernardo Silva, futbollisti që e gjeti rrjetin për golin e katërt të ekipit nikoqir që ishte i bukur (74’).
Megjithatë, nuk zgjati shumë dhe u akordua penallti për Realin për prekje të topit me dorë në zonë dhe përgjegjësinë e mori Karim Benzema për të treguar klasin e tij duke shënuar me panenka (82’).
Pas kësaj fitoreje, Manchester City ka epërsi prej një goli kundrejt Real Madridit, mirëpo gjithçka mbetet e hapur, duke qenë se ndeshja kthyese zhvillohet në Santiago Bernabeu.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...