Alvaro Morata do të kthehet tek Atletico Madrid pasi kontrata e huazimit me Juventusin ka mbaruar
Përmes një postimi në instagram ai ka falënderuar klubin Juventusit.
“Një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur në jetën time ishte të kem mundësinë të vesh këtë fanellë, por edhe më shum të kem mundësinë t’u tregoj fëmijëve të mi se çfarë do të thotë Juventus si formë jete dhe kjo është ajo që do të mbajë gjithmonë në zemër.”
“Edoardo ka lindur në Torino dhe jam krenar për këtë. Faleminderit të gjithë shokëve të mi, stafit dhe drejtorëve, punonjësve të magazinës, fizioterapistëve, mjekëve dhe të gjithë njerëzve që punoni në prapaskenë shumë orë për ne.
Faleminderit shumë, jeni njerëz të mrekullueshëm! Ju fansave ju faleminderit shumë për mbështetjen tuaj dhe një gjë është e qartë, unë e kam mbrojtur gjithmonë këtë fanellë me të gjitha forcat e mia dhe të jem gjithmonë një lojtar i Juventusit, faleminderit për gjithçka deri në fund”. /arbresh.info/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00