Sot (e mërkurë) janë duke u zhvilluar tri ndeshje mjaftë interesante në kuadër të xhiros së katër të Superligës së Kosovës.
Në derbin e sotëm mes Llapi-t dhe Ballkani-t, rezultati është i barabartë 0 – 0.
Dy skuadrat kanë pasur disa raste të bukura, por s’ia dolën t’i konkretizojnë.
Vendasit rrezikuan disa herë përmes Arbnor Ramadani-t, kurse mysafirët përmes Daku-t, por pafat.
Edhe në ndeshjen tjetër mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës, rezultati është i barabartë 0 – 0.
Mysafirët kanë dominuar ndeshjen, por assesi s’ia dolën të tundin portën e skuadrës mitrovicase.
Nga ana tjetër, Drita dhe Besa e Pejës kanë shënuar nga një gol, derisa rezultat është 1 – 1.
Kastriot Rexha pas asistimit së Festim Alidemës ka realizuar gol në minutën e 11-të, kurse mysafirët barazuan në minutat shtesë të pjesës së parë (45+4) me anë të Salihu-t.
Mbetet të shihet nëse gjatë pjesës së dytë do ndryshohen këto rezultatet momentale./arbresh.info.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?