Kombëtarja e Kosovës në taekwondo ka udhëtuar drejt Talinit të Estonisë, ku prej 23-27 gusht 2021, do të mbahet Kampionati Evropian për kadetë dhe U-21.
Kosovën do ta përfaqësojnë kadetët Mal Sahiti, kategoria -61 kilogramë dhe Jon Gashi, kategoria -65 kg, si dhe seniori për U-21, Arnis Agushi, kategoria -63 kg.
Jon Gashi kishte fituar medaljen e bronztë në Evropianin e vitit të kaluar, grupmosha e kadetëve.
Para nisjes për në Talin, ekipi i taekwondosë me trajnerin Arsim Agushi, kanë takuar presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili iu ka uruar fat dhe suksese garuesve tanë. /arbresh.info/
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...