Mediat në Spanjë raportojnë se Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka në mend të shes Karim Benzeman, pasi mendon se koha e tij ka përfunduar.
Me 35 milionë euro që janë shpenzuar për sulmuesin francez në vitin 2009, Perez mendon se ka bërë shumë që nga investimi i tij dhe paratë janë shpaguar.
Sipas Diario Gol, tani Presidenti i Realit ka vendosur që është koha e duhur për të shitur Karim Benzeman.
Shitja e tij do të thoshte edhe më shumë të holla në arkat e klubit mbretëror, dhe këto para do të përdoreshin për të financuar transferimin e talentit të Monacos, Kylian Mbappe.
Sensacioni 18-vjeçar francez është i pëlqyeri i trajnerit Zinedine Zidane, dhe sipas mediave në Spanjë, Reali është gati të ofroj plot 130 milionë për shërbimet e tij.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...