Goli i shënuar nga Cristiano Ronaldo mbrëmjen e kaluar ishte aq i mirë sa që edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, u ngrit në këmbën për të duartrokitur.
Tifozët e Juventusit ishin të parët që duartrokitën atë që bërë ylli portugez dhe pavarësisht se ekziston një protokoll ndërmjet presidentëve, Perez nuk arriti të përmbahej, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ka ndodhur edhe më parë kur Karim Benzema shënoi kundër Lyonit në muajin shkurt të vitit 2011 dhe në golin e famshëm të Sergio Ramosit në finale të Ligës së Kampionëve në Lisbon.
Raporti ndërmjet presidentit dhe Ronaldos aktualisht është i qetë pasi sulmuesi ka rifituar buzëqeshjen e tij dhe dëshirën për të vazhduar me fitore në Real Madrid.
Ronaldo realizoi edhe golin e epërsisë kundër Juventusit si dhe krijoi asistim në golin e tretë nga Marcelo./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...