Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka pranuar se klubi i tij kishte bërë përpjekje të mëdha për ta blerë Paul Pogban nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, njëlloj siç kishte tentuar për Robert Lewandowskin e Bayern Munich në vitet e fundit.
Perez shpjegoi se Manchester United dhe Bayern Munich e kishin refuzuar çdo ofertë të mundshme të Real Madridit për yjet e veta, transmeton Gazeta Express.
“Ka lojtarë të cilët nuk shiten dot”, tha Perez.
“Për disa vjet tentuam ta blejmë Lewandowskin dhe nuk ndodhi asgjë sepse ai nuk ka klauzolë dhe Bayerni nuk dëshiron ta shesë”, shtoi ai.
“E njëjta gjë ndodhi me Pogban. Kur lojtarë të caktuar mund të shiten, atëherë ne mund t’i blejmë”, shpjegoi ai.
Mesfushori francez Pogba ka qenë kërkesa e madhe e trajnerit Zinedine Zidane këtë verë.
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...