Mbrojtësi brazilian, Bruno Peres po kalon ditët e tij të fundit tek skuadra italiane Roma.
Që pas rikthimit nga lëndimi i Alessandro Florenzit, braziliani ka humbur vendin në formacionin bazë të skuadrës tij.
Kësisoj pasi është ulur në stol nga trajneri Eusebio Di Franesco, Peres po kërkon largimin nga Roma.
E ardhmja e brazilianit pritet të jetë në elitën e futbollit portugez.
Dy gjigantët e Portugalisë, Porto dhe Benfica janë vënë në kërkim të mbrojtësit brazilian.
Roma është e gatshme ta shesë lojtarin nëse në klub vije një ofertë rreth 15 milionë euro.
Peres iu bashkua Romës dy vite më parë nga Torino për 13 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2020. /Telegrafi
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale