Për vetëm tri orë shiten mbi 20 mijë bileta për ndeshjen Suedi–Kosovë

15:00 | 17 Shtator 2021

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshjen e parë në muajin tetor në udhëtim te Suedia.

Dardanët do të jenë mysafirë të skandinavëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet më 9 tetor.

E tanimë biletat kanë dal në shitje për këtë takim dhe janë shitur gjysma e tyre për një kohë rekord.

Ka qenë Federata e Futbollit të Suedisë që ka njoftuar se vetëm për tri orë janë shitur 21,834 bileta.

Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Friends Arena në Stockholm, stadium që ka kapacitet prej 54,329 personave.

 

Lajmet më të lexuara