Kampionati Botëror i futbollit do t’i bashkojë kulturat e vendeve të botës, por do të zbulojë edhe raste të rralla.
Për herë të parë në një Kupë të Botës, në “Katar 2022” do të paraqiten tre lojtarë me status refugjati.
Awer Mabil është njëri prej tyre.
Ai kishte debutuar në futbollin profesionist kur i kishte mbushur 16 vjet për të luajtur në Danimarkë, në Portugali, në Turqi dhe tash në Spanjë.
Ai është përballur me raste të racizmit, por në fund ia ka dalë.
Në Kupën e Botës, ai do ta përfaqësojë Australinë, por nuk e harron asnjëherë vendin e tij të lindjes – Keninë, por as prejardhjen e prindërve të tij refugjatë – Sudanin Jugor.
Madje, në vendlindjen e tij, Kakuma, dërgon këpucë futbolli dhe pajisje të tjera për të luajtur futboll.
27 vjeçari aktualisht luan për Cadizin në La Liga.
I njëjti rast vlen edhe për Alphonso Davies, i cili është shumë më i famshëm se Mabil.
Futbollisti i krahut të majtë luan në Bayern Munich, ndërsa është ylli i ri i Kombëtares së Kanadasë, e cila e mirëpriti familjen e tij në një kamp refugjatësh kur kishte nisur lufta në Liberi.
E rasti i tretë është Eduardo Camavinga, shkruan “Gazeta Express”.
Lufta e dytë në Kongo, e cila kishte nisur në vitin 1998, kishte bërë që familja e mesfushorit të Real Madridit të përfundonte në një kamp refugjatësh në provincën e Cabindas, në veri të Angolës, përkatësisht në kufi ndërmjet Republikës së Kongos dhe Republikës Demokratike të Kongos. Aty, më 10 nëntor 2002 ishte lindur Eduardo.
Pra, kjo është hera e parë që në Botëror do të luajnë tre futbollistë të lindur me status refugjati. /ge
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...
Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë t...
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike
DKA heton ligjëratën për Specialen në ‘Xhevdet Doda’, parala...