Pepe Reina është rikthyer sërish te Villarreali.
Këtë të premte, klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me portierin, shkruan Gazeta Express.
Reina me Villarrealin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
39-vjeçari te “Nëndetësja e Verdhë” rikthehet pas një rrugëtimi të gjatë prej 17 sezonesh në klube të ndryshme të futbollit evropian.
Spanjolli së fundi ishte pjesë e Lazios. Ai më herët ka mbrojtur edhe portën e Milanit, Aston Villas, Napolit, Bayern Munichit dhe Liverpoolit.
Pepe Reina si profesionist debutoi në vitin 2002 te Barcelona, derisa te Villarreali ishte transferuar në vitin 2005. /Gazeta Express/
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...