Manchester City dhe trajneri i tij i ri, Pep Guardiola, nuk do ta fitojnë titullin këtë sezon, të cilin e rrëmbeu Antonio Conte në vitin e tij të parë te Chelsea.
Një eksperiencë krejtësisht e re për trajnerin që zakonisht ishte mësuar të fitonte trofe me klubet e mëparshme ku kishte drejtuar, Barcelona-n dhe Bayern-in. Guardiola është shprehur në lidhje me këtë çështje gjatë një konference për shtyp përpara ndeshjes me West Bromwich-in .“Në situatën time, në një klub të madh, do të isha shkarkuar. Isha nën presion duke qenë se vija nga një klub si Barcelona.
Në një klub të tillë, nëse në 6 muaj nuk fitoni, atëherë jeni jashtë. Te Barcelona apo te Bayern Munih, ju duhet të fitoni patjetër. Nëse ajo që vjen sezonin tjetër nuk është e mirë, atëherë do të ndryshohet trajneri patjetër, por unë jam i lumtur që kam një shans të dytë. Isha nën presion kur erdha këtu, duhet t’i provoja vetes se isha i aftë t’ia dilja në këtë klub fantastik. Besoj se cilësia e lojtarëve ishte e mjaftueshme për të bërë më mirë”, ka thënë Guardiola.
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...