Pelè përgëzon Mbappe: Ke hyrë në klubin e më të mëdhenjve

11:33 | 1 Korrik 2018

Dy golat e realizuara ndaj Argjentinës e kanë bërë sulmuesin e PSG-së dhe kombëtares franceze Kylian Mbappe një ndër futbollistët më të mëdhenj të historisë. Ai është futbollisti i parë nën moshën 20 vjeç që realizon një dygolësh në Botëror që nga koha e Pelè (viti 1958), duke kaluar edhe mjaft legjenda. Dhe është pikërisht legjenda Pelè, që përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka përgëzuar talentin francez.

Përgëzime Kylian. Duke realizuar dy gola në një ndeshje në Botëror në një moshë kaq të re ke hyrë në histori dhe të siguroj që do të jesh në shoqëri të mirë. Të uroj fat për ndeshjet e tjera, me përjashtim në ndeshjen ndaj Brazilit”, ka qenë mesazhi që Pelè i ka dërguar sulmuesit e talentit francez. Mbappe, deri më tani ka realizuar 3 gola për Francën në Botërorin “Rusi 2018”, kandidat për “Këpucën e Artë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara