Peja përfaqëson Kosovën në Kupën Ballkanike, meshkujt
Kampionia e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në sezonin e fundit, Peja, do të jetë ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën në Kupën Ballkanike që do të mbahet në qytetin Sirnak të Turqisë.
Peja ka treguar formë brilante përgjatë sezonit të kaluar kur, përveç që triumfoi në Superligë, fitoi edhe Kupën, duke mposhtur në finale Ferizajn, përcjell arbresh.info.
Pejanët do të kenë mundësi të matin forcat me disa prej top klubeve në Kupën Ballkanike, ku do të marrin pjesë ekipe nga Serbia dhe Turqia.
Edhe kampioni i Superligës së Kosovës në volejboll dhe fitues i Kupës, KV Drita, do të jetë ekipi i vetëm nga Kosova në konkurrencën e femrave që merr pjesë në Kupën Ballkanike, e cila do të mbahet në qytetin Banja Luka të Bosnjës dhe Hercegovinës.

FVK ka bërë të ditur se shtatë ekipe do të marrin pjesë nga vendet si Bosnja, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Turqia.. / arbresh.info/
Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kal...
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...