Paul Pogba ka shtruar kërkesë për largim nga Manchester United sepse dëshiron të shitet te Real Madridi.
Gazeta spanjolle AS raporton se Pogba tani ka marrë të gjithë çështjen në duart e tij dhe ka kërkuar nga United t’i lejojë largimin këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Madje thuhet se 26-vjeçari tashmë ka rënë dakord ne lidhje me kontratën e tij te gjiganti spanjoll dhe ata do ta paguajnë atë prej 10.3 milionë funta në vit.
Ajo figurë besohet të jetë e ngjashme me shumën që Alexis Sanchez fiton në Old Trafford dhe njëri nga pakënaqësitë e Pogbas së fundmi ka qenë mos dëshira për të paguar atë ngjashëm me reprezentuesin kilian.
Pogba thuhet se dëshiron të zgjedh të ardhmen e tij sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë për t’iu shmangur një rasti të tillë si në vitin 2016 kur u largua nga Juventusi për rikthim në Manchester./arbresh.info/
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...