Paul Pogba nuk udhëton në Holandë për ndeshjen e Manchester United në Evropa Ligë ndaj AZ Alkmaar pas një këshille nga specialisti në lidhje me një lëndim në këmbë.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer vazhdon garën në Grupin L mbrëmjen e së enjtes ku fituesi i Kampionatit Botëror do të jetë në listën e lojtarëve të shumtë të profilit të lartë që mungojnë, transmeton portali arbresh.info.
Pogba ka luajtur gjatë ndeshjes së javës së kaluar në Carabao Cup deri në penalti kundër Rochdales dhe barazimit të së hënës 1 me 1 me Arsenalin, por problemi i vazhdueshëm me këmbë do të thotë se nuk do të jetë pesë e grupit që udhëton në Holandë.
? Ole has confirmed our 21-man squad for tomorrow's game v AZ Alkmaar, plus an injury update. #MUFC #UEL
— Manchester United (@ManUtd) October 2, 2019
“Pas një mendimi nga një specialist, Pogba kërkon një periudhë tutje për pushim dhe tretman të kujdesshëm në lëndimin e këmbës së tij që bëri që të zëvendësoi në ndeshjen kundër Southamptonit në gusht. Informata të tjera do të ipen në vazhdim”
Anthony Martial, Phil Jones dhe Luke Shaw mungojnë gjithashtu në ndeshjen në Evropa Ligë.
Diogo Dalot dhe Angel Gomes janë në dispozicion për ndeshjen e së enjtes teka 19 vjeçari Brand Williams është emëruar në skuadër gjithashtu./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...