Gjiganti italian, Juventusi thuhet se është duke përgatitur në janar për të ri-nënshkruar me mesfushorinfrancez Paul Pogba të pavendosur në Manchester United.
Reprezentuesi i Francës iu ribashkua “Djajve të Kuq” nga “Zonja e Vjetër” gjatë verës së vitit 2016 dhe që nga atëherë ka bërë mbi 100 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve në klub, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht kësaj, e ardhmja e tij ka qenë një pikë e rregullt diskutimi si pasojë e raportit me trajnerin Jose Mourinho ndërkohë që ‘Tuttosport’ sugjeron që francezi mund të largohet nga Old Trafford në janar.
Thuhet se kampioni në Serie A është i përgatitur për të ofruar rreth 72 milionë funta për ish mesfushorin e tyre, megjithëse kjo shumë është më e vogël se ajo prej 100 që United fitoi në vitin 2016.
Pogba aktualisht ka më shumë se dy vite në kontratën e tij me “Djajtë e Kuq” dhe rinovimi i saj nuk pritet të ndodhë derisa Jose Mourinho vazhdon të jetë në detyrë./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026