Paul Pogba ka rënë dakord të bashkohet me Juventusin, duke nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me klubin italian.
Mesfushori francez do të largohet nga Manchester United si transferim i lirë për herë të dytë në fund të qershorit, pasi nuk arriti të binte dakord për një marrëveshje të re me klubin nga “Old Trafford”.
Pogba tani është gati të nisë një periudhë të dytë në një tjetër klub: Juventusin.
Ueb faqja 90min.com shkruan se fituesi i Kupës së Botës ka rënë dakord për një marrëveshje katërvjeçare në klubin nga “Allianz Stadium”.
Pavarësisht se ka pasur oferta nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, Pogba ka zgjedhur të ribashkohet me Juventusin për shkak të dashurisë së familjes së tij për qytetin e Torinos.
It is understood that Paul Pogba has agreed a four year contract with Juventus! ?⚫️⚪️
— 90min (@90min_Football) June 16, 2022
Nga ana e futbollit, Pogba ishte gjithashtu i entuziazmuar nga propozimi i Juventusit për të ndërtuar një ekip konkurrues rreth tij dhe mundësia për të punuar përsëri me trajnerin Max Allegri, pasi nën drejtimin e tij zhvilloi vitet më të mira në karrierë.
Mesfushori me Allegrin shijoi dy super sezone midis viteve 2014 dhe 2016, duke fituar dy herë kampionatin dhe Kupën e Italisë dhe duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...