E famshmja ‘Paris United’ që zbuloi se Neymar dhe Kylian Mbappe do t’i bashkohen PSG-së verën e kaluar, është duke raportuar që mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, tani është i interesuar për transferim te kryeqyteti francez këtë verë.
Ky ndryshim në pjesën e zemrës së Pogbas shpjegohet të ketë ardhur për shkak të raporteve të supozuara si të shumë të afërta të francezit me Neymarin, transmeton portali arbresh.info.
Paris Saint Germain nuk ka vendosur ende nëse do të kërkojnë apo jo shërbimet e reprezentuesit francez këtë verë, madje edhe pse emri i tij është diskutuar në takimet e brendshme politike për transfere.
Gazeta e lartpërmendur pretendon që Manchester United është i gatshëm të shes Pogban për një shumë të “arsyeshme” ndërkohë që anëtarë të dhomës së zhveshjes në PSG tashmë kanë folur rreth transferimit të mundshëm të ish lojtarit të Juventusit.
Manchester United është duke kërkuar nënshkrimin me Sergej Milinkovic Savic të Lazios si një zëvendësues të mundshëm të tij./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë