Simone Inzaghi ka deklaruar se Interi mund të luftojë në të gjitha frontet, Kupë dhe titull në Serie A
Trajneri i Interit e bëri këtë deklaratë pas fitores së sontme ndaj Milanit në Kupën e Italisë.
“Nerazzurrët” shënuan fitore 3:0 dhe siguruan kalimin për në finalen e madhe të kësaj gare.
“Djemtë ishin fantastikë sonte, pasi luajtëm një derbi me inteligjencë, taktikë, duke goditur në kohën e duhur. Ne donim finalen dhe ta fitonim këtë derbi, pasi kishte tre takime shumë të ndryshme para kësaj, por ky ia vlente për një vend në finale”, tha Inzaghi pas ndeshjes.
“Ne shpresojmë se mund të vazhdojmë këtë moment dhe ne kemi punuar për këtë që nga 8 korriku. Ne e dimë udhëtimin që kemi bërë, fituam Superkupën në janar, kemi një finale në maj dhe gjithashtu duam të përfundojmë sezonin e Serie A në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi trajneri italian.
Interi në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja Juventus – Fiorentina.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nesër, teksa ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren minimale (0:1) të “Zonjës së Vjetër”. /Gazeta Express/
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...
Kurti: Para zgjedhjes së presidentit Kuvendi duhet t’i ratif...
Kurti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqe...
Kurti thekson nevojën për opozitën, tregon se ka takuar Osma...