Borussia Dortmund është njëra nga skuadrat më aktive duke përforcuar ekipin për edicionin e ri.
Madje ende pa u hapur zyrtarisht afati kalimtar veror, Dortmund tanimë ka zyrtarizuar tri përforcime të mëdha.
Julian Brandt, Thorgan Hazard dhe Nico Schulz janë tre super përforcimet e Dortmundit për edicionin e ri.
Por verdhezinjtë nuk do të ndalen me kaq, pasi ata janë gati ta marrin një top sulmues.
Mediat gjermane kanë raportuar se Dortmund ka filluar bisedimet me Atalantën për sulmuesi Duvan Zapata.
28-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A, pasi në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar 27 gola dhe ka dhuruar tetë asistime.
Dortmund është gati të ofrojë 45 milionë euro për transferimin e kolumbianit në Signal Iduna Park.
Në rast se nuk arrihet Zapata, Dortmund do të tentojë transferimin e njërit nga sulmuesit e Romës, Dzeko – Schick. /Telegrafi/
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë ...
Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vdek...
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...