Gjatë ditës së sotme nuk është raportuar për ndonjë rast me COVID-19 në klubin e Interit.
Ditët e fundit, ‘Nerrazzurri’ ka pasur probleme të shumta me virusin COVID-19, ku madje është anuluar edhe ndeshja e paraparë të luhej sot (e shtunë) ndaj Sassuolos, transmeton lajmi.net.
Me pesë raste aktive në klub, Antonio Conte kërkon nga skuadra e tij që të mos udhëtojnë për ndeshjet me kombëtaren.
Interi janë në karantinë totale deri të dielën dhe madje as nuk po lejohen të stërviten.
Autoriteti lokal i shëndetësisë do të bëjë vlerësimin e tij të hënën, i cili mund të përfshijë lirimin e lojtarëve për të shkuar në ndeshjet me kombëtare.
Sidoqoftë, trajneri Conte thuhet se është kundër kësaj ideje, pasi ai është i etur për të mbajtur lojtarët e tij në klub.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë