Arbër Zeneli është njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës dhe sulmuesi anësor po kalonte nëpër një formë të mrekullueshme.
Mirëpo ndeshja ndaj Malit të Zi nuk ka qenë më e mira për të, pasi nuk ka qenë fatsjellëse për yllin e Stade Reims.
Reprezentuesi kosovar në minutën e 38-të u lëndua rëndë pasi ka këputur ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë.
24-vjeçari e lëshoi fushën me lot në sy pasi e kuptoi se bëhej fjalë për një lëndim të rëndë të pësuar.
Me të përfunduar ndeshja, Zeneli është nisur në drejtim të Prishtinës për t’i bërë kontrollet e detajuara mjekësore.
E pas kontrolleve mjekësore Telegrafi ka mësuar se sulmuesi ynë do të mbetet jashtë fushave për nëntë muaj.
Kësisoj eliminatoret për kampionatin evropian EURO 2020 tanimë mund të quhen të mbyllura për Zenelin, që pritet të rikthehet në fusha tek në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Ky është lëndimi i dytë i rëndë për futbollistët e Kosovës, pasi javë më parë të njëjtin lëndim e kishte pësuar edhe Hekuran Kryeziu me fanellën e Zurichut.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...