Real Madridi është çerekfinalisti i fundit në Ligën e Kampionëve.
“Los Blancos” e eliminuan Atletico Madridin pas ekzekutimit të penalltive, pasi rezultati pas 210 minutave lojë ishte i barabartë, 2:2.
Dueli i parë në “Bernabeu” u mbyll me fitore 2:1 të vendasve, shkruan Gazeta Express.
E fitore pas 90 minutave në ndeshjen e sontme arriti edhe Atletico 1:0 në shtëpi, duke bërë që ndeshja të vendoset në vazhdime, eventualisht në penallti.
Ishte Conor Gallagher që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në sekondën e 27-të.
Real Madridi pati mundësi të artë për të shënuar golin e kualifikimit, por Vinicius Junior gjuajti krejtësisht jashtë nga penalltia në minutën e 70-të.
As vazhdimet prej 30 minutave nuk sollën fitues e as gol të shënuar, teksa si alternativë përfundimtare mbetën penalltitë.
E në penallti, Real Madridi u tregua më i mirë, duke avancuar tutje.
Në çerekfinale, Real Madridi do të ndeshet me Arsenalin.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit