Mesfushori i PSG-së, Leandro Paredes ka zbuluar se Juventus kishte provuar ta transferonte para nëntë viteve, por agjenti refuzoi ofertën.
“Zonja e Vjetër” në muajt e fundit është e lidhur me argjentinasin, mirëpo lojtari ka zbuluar se Juventus kishte provuar edhe para disa viteve, transmeton portali arbresh.info.
“Bianconerët” e kishin kërkuar Paredes si lojtar i dytë pas Andrea Pirlo-s dhe agjenti mendonte se ata ishin ‘çmendur’.

“Në vitin 2011, drejtori i Juventus-it provoi të me transferonte dhe me thanë se isha i dytë pas Pirlo”.
“Agjenti tha se ata ishin çmendur dhe unë qëndrova te Boca Juniors”.
Argjentinasi vazhdon të jetë i lidhur me kalimin te Torino, transferim i cili mund të realizohet në merkaton verore./arbresh.info.
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...