Jose Mourinho ka zgjedhur dy lojtarët që i sheh si kryesor në finalen me klube angleze në Ligë të Kampionëve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.
Dyshja në Premierë Ligë do të përballen kokë me kokë mbrëmjen e sotme (e shtunë) në stadiumin Wanda Metropolitane në kryeqytetin spanjoll, ku “Spursët” do të luajnë në ndeshjen më të madhe të futbollit evropian për herë të parë, transmeton portali arbresh.info.
Kjo është finalja e nëntë për Liverpoolin dhe e dyta rresht pas asaj të humbur 3 me 1 vitin e kaluar ndaj Real Madridit.
Ish trajner i Chelseas dhe Manchester United, Mourinho sheh yjet e të dy skuadrave si shumë të rëndësishëm në rezultatin e ndeshjes.
“Nëse duhet të zgjedh një (te Liverpooli), kryesisht në fazën e fundit të rritjes së tij, padyshim se do të ishte Virgil van Dijk”, ka thënë Mourinho për Eleven Sports.
“Sa i përket Tottenhamit, për shkak se ata kanë shkuar në finale pa Harry Kanen, do të thoja Christian Erikseni”
Ndeshja mes Tottenhamit dhe Liverpoolit fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë