Juventusi siguroi titullin e tyre të tetë rresht në Serie A mbrëmjen e kaluar pas fitores 2 me 1 ndaj Fiorentinas në stadiumin Allianz.
Ky ishte titulli i parë në ligën italiane për lojtarin e tyre kryesor – Cristiano Ronaldon, i cili së bashku me bashkëlojtarët e tij të tjerë në skuadër ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar, transmeton portali arbresh.info.
“Kampion i Italisë! Jam krenar që kam kontribuar për të shkruar historinë e këtij klubi të jashtëzakonshëm që më kërkoi shumë dhe për këtë gjë jam shumë i lumtur”, ka shkruar Ronaldo në llogarinë e tij në Instagram.
“Jam i lumtur. Ne dominuam një ligë të vështirë. Ne luftuam së bashku, ne jemi të gjithë së bashku”
“Ne jemi të fuqishëm dhe një grup i jashtëzakonshëm. Ky është vetëm fillimi. Urime Juve!”, përfundoi fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë.
Ronaldo u bë gjithashtu lojtari i parë që fiton tituj në La Liga, Premierë Ligë dhe Serie A./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BwfY0qxANRm/?utm_source=ig_embed
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...