Cristian Panucci po bën gati ekipin e Kombëtares shqiptare. Ai tregoi sot punën që ka bërë për të krijuar grupin që do të marrë pjesë në Evropianin e vitit 2020.
“Mosha mesatare e skuadrës është 25 vjeç e 1 muaj. Grupi po formohet, por grumbullojmë lojtarë të rinj duhet t’i provojmë për eliminatoret e Euro 2020”, tha Panucci.
“Sadikun e njoh, por po luan shumë pak, megjithatë kemi një javë kohë për të parë rikuperimin e tij. Do të kemi Balaj dhe Cikalleshi, 3 alternativa në sulm që mua më pëlqen”, shtoi ai.
“Është normale që ndjek kampionatin shqiptar jam trajneri i Shqipërisë. Gavazaj dhe Abazaj janë lojtarë që më pëlqejnë për mënyrën sesi luajmë ne si skuadër dhe ishte e drejtë grumbullimi i tyre në skuadër”.
“Është një tregues se ai që shfaqet mirë në Superligë ka vend në kombëtare. Për sa i përket ndeshjes, më pëlqen të fitoj duke luajtur futboll si në ndeshjen me Turqinë. Kam marrë 4-5 lojtarë të rinj për t’i parë në stërvitje. Jam i bindur se kam një kontigjent futbollistësh për eliminatoret e Evropiani”, u shpreh Panucci. /abresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...