Derbi i qytetit mes Lazios dhe Romës që njihet ndryshe si “Derby della Capitale” ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola.
Pjesa e parë ishte mjaft e pasur sa i përket rasteve për gol por që asnjëra skuadër nuk po arrinte dot të finalizonte me sukses rastet për shënim.
Lukaku dhe Karsdorp patën secili nga një rast të mirë shënimi por që goditjet e tyre përfunduan jashtë portës.
Roma kaloi në avantazh në minutën e 13-të por goli i Bryan Cristantes u anulua për pozitë jashtë loje.
Në anën tjetër vendasit patën rastet e tyre me Luis Alberton dhe Alessio Romagnolin por Rui Patricio u përkujdes që porta e tij të mbetej e paprekur.
Me rezultat të barabartë përfundoi 45 minutëshi i parë i takimit.
Në pjesën e dytë të dy trajnerët u munduan që me zëvendësime të ndryshojnë rrjedhën e lojës, por pa sukses.
45 minutëshi i dytë ishte ‘i varfër’ sa i përket rasteve për gol dhe kështu takimi përfundoi pa fitues.
Pas kësaj ndeshje Roma shkon në kuotën e 18 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë në Serie A, ndërsa Lazio me një pikë më pak renditet e dhjeta./Telegrafi/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026