Pa gola pas pjesës së parë mes Zvicrës dhe Kolumbisë

22:50 | 7 Korrik 2026
D.H

Është mbyllur pjesa e parë pa gola mes Zvicrës dhe Kolumbisë në kuadër të raundit të 1/8 së finales në Kupën e Botës.

Takimi nisi më mirë për kolumbianët kur patën një mundësi të mirë shënimi me Puertan por goditja e tij u ndal nga portieri Kobel, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë, rast të mirë pati edhe Zvicra në minutën e 30-të me Fabian Rieder, por edhe në anën tjetër Vargas bëri një pritje të shkëlyqer.

Raste tjera serioze nuk pati, me ndeshjen që po luhet në mesfushë.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse do të ketë gola apo ndeshja do të shkoj në vazhdime.

Për Zvicrën nga minuta e parë është duke u paraqitur dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari./Arbresh.info

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale