Liverpooli dhe Bayern Munichu janë ndarë baras pa gola 0 me 0 në Anfield.
Dy gjigantët evropian kanë barazuar me rezultat 0 me 0 në takimin e parë mes tyre në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Rastet nga të dy skuadrat nuk munguan gjatë 90 minutave lojë, por asnjëra prej tyre nuk arriti të konkretizojë shanset e tyre me gol.
Rasti më i mirë për skuadrën nikoqire të këtij takimi ishte gjatë pjesës së parë kur Sadio Mane në formë të tmerrshme gjuajti topin jashtë portës ndonëse ishte fare në prag të portierit Manuel Neuer dhe ishte i lirë për shkak se topi erdhi pas një shtrëmbimi të goditjes nga Wijlandum.
Xherdan Shaqiri ishte në dispozicion në këtë takim vetëm nga bankina, por trajneri Jurgen Klopp zgjodhi për të mos shfrytëzuar atë as gjatë pjesës së dytë.
Ndeshja tjetër mes tyre zhvillohen në Allianz Arena më 13 mars./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...