Nga Italia vijnë zhvillime të rëndësishme rreth transferimit të Cristiano Ronados te Juventusi.
Portugezi është gati të largohet nga Real Madrid, për t’u transferuar te skuadra kampione e Serie A.
Në Itali raportohet se drejtues të Juventusit janë duke pritur një konfirmim të agjentit të Ronaldos, Jorge Mendes, për të fluturuar drejt Madridit, për t’i paraqitur ofertën zyrtare Real Madridit për yllin portugez.
Oferta e Juventusit për Ronaldon do të jetë 100 milionë euro.
Rreth kësaj lëvizje zërat janë rritur edhe më shumë kur Jorge Mendes sot deklaroi se transferimi i mundshëm te Juventus do të ishte një sfidë e re për karrierën e jashtëzakonshme të Ronaldos./Lajmi.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...