Oliver Kahn ka folur për transfereimet e mundshme që skuadra e tij, Bayern Munich, pritet t’i bëjë gjatë kësaj merkatoje.
Bayerni do të mundohet ta zëvenësoj Lewandowskin, i cili ditë më parë u transferua te Barcelona.
Si alternativë për udhëheqësin e vijës së fundit u mendua Cristiano Ronaldo, për të cilin ish-portieri ka një përgjigje jo fort të përcaktuar.
Ai në intervistën e fundit nuk u pyet fare për lojtarin, por e përmendi atë përgjatë kohës që po përgjigjej për ardhjet potenciale ditëve në vijim.
“Ju do të më pyesni edhe për Ronaldon, apo jo? (Qesh) Ne jemi ende aktivë në merkato dhe jemi në bisedime për shumë lojtarë”, u shpreh ai.
Ditë më parë, i njëjti refuzoi të thotë se klubi i tij është në bisedime me portugezin, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar. /arbresh.info/
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...