Real Madridi është i gatshëm për të shpenzuar një numër të madh të hollash për të siguruar nënshkrimin me superyllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Salah është përfolur shumë për transferim në Real Madrid nga mediat spanjolle dhe raportet e fundit sugjerojnë që lojtari është shënjestër kryesore e presidentit të klubit Florentino Perez, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga gazeta spanjolle ‘Diario Gol’, e cila është e njohur për pretendimet befasuese rreth transfereve, Perez është i gatshëm për t’i ofruar Liverpoolit një shumë prej 140 milionë euro – plus mesfushorin Dani Ceballos.
Liverpooli ka shfaqur interesimin për mesfushorin Ceballos, i cili nuk është aspak i favorizuar në Bernabeu.
21-vjeçari ka nënshkruar për Real Madridin nga Real Betisi verën kaluar dhe ka bërë vetëm shtatë paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve.
Salah ka realizuar 41 gola brenda 46 paraqitjeve qysh nga transferimi i tij te Liverpooli nga AS Roma gjatë verës për 37 milionë funta./arbresh.info/
Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-...
Ambasada Gjermane në Kosovë përkujton viktimat e Holokaustit...
Haris Ibrisaagić prezantohet tek Llapi
Arrestohet në Tiranë i kërkuari për vrasje të trefishtë, për...
Rasti i masakrës së Izbicës: Sot fjala përfundimtare në rigj...
Djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë profesionale me...