Sulmuesi uruguaian, Darwin Núñez, raportohet se është bërë lojtar i lirë pasi ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën me Al Hilal, duke hapur kështu mundësinë për një rikthim befasues te Liverpool.
26-vjeçari iu bashkua klubit saudit vetëm verën e kaluar, por aventura e tij në Lindjen e Mesme ka përfunduar më herët se sa pritej, shkruan Arbresh.info.
Sipas raportimeve, situata e tij ndryshoi pas ardhjes së Karim Benzema, ndërsa kufizimet për regjistrimin e lojtarëve e lanë Nunezin jashtë planeve për ndeshjet e kampionatit.
Sipas TEAMtalk, Liverpooli është një nga klubet që ka marrë ofertën për të nënshkruar me sulmuesin pa paguar asnjë euro dëmshpërblim.
Një rikthim në “Anfield” do të ishte një kthesë e papritur, pasi “The Reds” do të kishin mundësinë të rikthenin një ish-lojtar të tyre si transferim të lirë.
Liverpooli po shqyrton mundësitë për të forcuar repartin ofensiv, veçanërisht pas dëmtimit serioz të tendinit të Akilit që ka pësuar Hugo Ekitike, i cili pritet të mungojë për një periudhë të gjatë.
Përveç Liverpoolit, interesim për uruguaianin kanë shfaqur edhe Chelsea dhe Newcastle United, të cilat po kërkojnë përforcime në sulm.
Njohja e ambientit të klubit, përvoja në Premier League dhe karakteristikat e tij fizike konsiderohen si avantazhe të mëdha.
Shpejtësia, forca dhe presioni i vazhdueshëm ndaj kundërshtarëve janë cilësi që mund të përshtaten me stilin intensiv të trajnerit të ri të Liverpoolit, Andoni Iraola.
Gjatë periudhës së tij të parë në Angli, Nunez realizoi 25 gola dhe dhuroi 16 asistime në Premier League.
Tani mbetet të shihet nëse Liverpooli do të vendosë të rikthejë sulmuesin uruguaian apo do të vazhdojë me planet e tjera në merkato./Arbresh.info
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...