Darwin Nunez u transferua këtë verë te Liverpool nga Benfica për shumë rekord të 85 milionë paundëve. Megjithatë, ambientimi i 23-vjeçarit me futbollin në ishull nuk ka shkuar sipas parashikimeve teksa uruguajani është përballur shpeshherë me kritika, edhe pse ka qenë nën mbrojtjen e trajnerit Jurgen Klopp. Së fundmi, vetë Nunez provon të bëjë autokritikë duke e theksuar në një intervistë për Sky Sports se nuk po luan mirë dhe se i duhet ende të përmirësohet.
“Mendoj se nuk po luaj mirë në këtë moment, megjithatë çdo ditë në stërvitje unë mundohem të përmirësohem. Klopp e di mirë se pika ime e fortë është shpejtësia dhe lëvizjet në hapësirat boshe.
Por, ai gjithnjë më thotë se në fushë duhet të jem i qetë dhe të lëvizë më shumë sepse jam një lojtar me kualitet. Këtë kërkon më së shumti, pa harruar sigurisht edhe golat. Kërkon qetësinë sepse nëse godas me inat atëherë shkon keq”, u shpreh Nunez.
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...